Udhëtim i mbarë (Bon Voyage) (përkthyer)
Bon Voyage është një film i shkurtër dramatik 21-minutësh i prodhuar në 2016, i shkruar dhe i drejtuar nga Marc Raymond Wilkins. Filmi, një koproduksion Zvicerano-Turk, ka gjuhën origjinale gjermane dhe historia zhvillohet në Mesdhe.
Cifti Jonas dhe Silvia, në pushim me varkë me vela, hasin në errësirën e natës një varkë të mbipopulluar refugjatësh që është duke u mbytur. Pavarësisht thirrjes së rojës bregdetare, humbasin varkën nga syri dhe në mëngjes varka është mbytur, rrethinat janë plot me trupa. Bashkë me disa të mbijetuar sirianë që nxjerrin nga uji, fillon një konflikt tronditës mes frikave të pushuesve dhe shpresave të refugjatëve. Filmi ishte një nga njëmbëdhjetë prodhimet që arritën në listën e shkurtër nga 137 aplikime në Çmimet e 89-ta të Akademisë në kategorinë e Filmit të Shkurtër më të Mirë.
| Drejtor | Marc Raymond Wilkins |
|---|
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.


Komente (0)