Ujku (The Wolverine) (përkthyer)
Filmi i superheronjve The Wolverine, që bazohet në personazhin Wolverine të Marvel Comics, është prodhim i vitit 2013. Filmi, që është hallka e gjashtë e serisë X-Men dhe aventura e dytë solo e Wolverine pas X-Men Origins: Wolverine (2009), u drejtua nga James Mangold; skenari u përshtat nga Scott Frank dhe Mark Bomback nga seria e komikseve e vitit 1982 e Chris Claremont dhe Frank Miller. Në ansamblin ku Hugh Jackman e luan sërish rolin e Logan gjenden Tao Okamoto, Rila Fukushima, Hiroyuki Sanada, Will Yun Lee, Svetlana Khodchenkova dhe Famke Janssen.
Në historinë që zhvillohet pas X-Men: The Last Stand (2006), Logan, ndërsa lufton me ndjenjën e fajit për vdekjen e Jean Grey, shkon në Japoni me thirrjen e Ichirō Yashida, jetën e të cilit e kishte shpëtuar në Nagasaki në vitin 1945. I privuar nga fuqia e shërimit, Wolverine detyrohet të luftojë me Yakuzat pa mëshirë, ninxhat dhe Samurain e Argjendtë. Filmi, i xhiruar në vitin 2012 në New South Wales dhe në Tokio, u shfaq në korrik 2013 nga 20th Century Fox; mori kritika përgjithësisht pozitive dhe arriti të ardhura prej rreth 415 milionë dollarësh në mbarë botën. Filmi i tretë solo i serisë, Logan, u takua me publikun në vitin 2017.
| Regjisor | James Mangold |
|---|---|
| Kompania e prodhimit | 20th Century Fox |
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.
Kast
Emrat pa lidhje nuk kanë ende profil në këtë faqe.

Komente