Aşk 101
web search

Dashuria 101 (Aşk 101) (përkthyer)

Seriale televizive · 2020–2021 · 6 njerëz

Aşk 101 është një serial rinor turk, prodhuar nga Ay Yapım për Netflix. Sezonin e parë të veprës, skenari i së cilës i përket Meriç Acemit dhe Destan Sedollit, e kanë drejtuar Ahmet Katıksız dhe Deniz Yorulmazer, ndërsa sezonin e dytë Umut Aral dhe Gönenç Uyanık. Sezoni i parë u transmetua më 24 prill 2020, ndërsa sezoni i dytë dhe final u takua me shikuesit më 30 shtator 2021. Seriali, që zgjati gjithsej 16 episode, me nga tetë episode për secilin prej dy sezoneve, gërsheton elemente komedie, drame dhe romance.

Historia rrëfen katër nxënës të papërshtatshëm dhe një nxënëse shembullore, që përpiqen ta bëjnë mësuesen e tyre të dashurohet me një trajner basketbolli, si dhe zbulimin gjatë këtij procesi të miqësisë, të dashurisë dhe të guximit për të qenë vetvetja. Në rolet kryesore luajnë Mert Yazıcıoğlu, Kubilay Aka, Alina Boz, Selahattin Paşalı, İpek Filiz Yazıcı, Pınar Deniz dhe Kaan Urgancıoğlu; në sezonin e dytë trupës iu bashkua Ece Yüksel.

Kompania e prodhimitAy Yapım
RrjetiNetflix
Dashuria 101 (Aşk 101) Dashuria 101 (Aşk 101) Dashuria 101 (Aşk 101)

Reagimet

Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.

Kast

Vlerësime (0)

Kyçu Kyçu për të shkruar një vlerësim.

Komente (0)