Paparacët (Paparazzi) (përkthyer)
Paparazzi është një film i zhanrit të aksionit-thriller amerikan nga viti 2004, i drejtuar nga Paul Abascal, me skenarin e shkruar nga Forry Smith. Filmi u prodhua nga Icon Productions, që është e pronë e Mel Gibson, dhe ka në rolet kryesore Cole Hauser, Robin Tunney, Dennis Farina, Daniel Baldwin dhe Tom Sizemore.
Rrëfimi ndjek Bo Laramie, një yll i Hollywoodit në pikën kulminante të karrierës së tij. Aktori, i cili paguan çmimin e famës në jetën e tij private, është nën presionin e fotografëve të revistave që e ndjekjin çdo moment. Kur një aksident i trafikut i shkaktuar nga katër paparazzi e sjellin Bo-n dhe familjen e tij në buzë të vdekjes, aktor i ri vendos të siguroj drejtësinë me metodat e tij dhe merr hakmarrje kundër këtyre meshkujve që i kanë shkatërruar jetën.
Mel Gibson dhe Chris Rock kontribuojnë në film me role të vogla si mysafire. Filmi, me një buxhet prej afërsisht 20 milionë dollarësh, u lëshua në SHBA në shtator të 2004-ës, por mori kritika negative dhe nuk arriti suksesin e pritur në arkën e bileta.
| Drejtor | Paul Abascal |
|---|---|
| Kompania e prodhimit | Icon Productions |
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.
Komente (0)