Parisi na përket neve (Paris nous appartient) (përkthyer)

Film · 1961 · 4 njerëz

Paris Belongs to Us (Paris nous appartient) është një prodhim francez i vitit 1961, filmi i parë cilësisht i gjatë i Jacques Rivette, që konsiderohet pararojë në formësimin e Valës së Re Franceze. Xhirimet e filmit u përfunduan në 1958 dhe ai doli në ekrane më 13 dhjetor 1961.

Anne, një studente universitare, falë vëllait të saj të madh njihet me një rreth ku sundojnë tensione dhe frikëra misterioze, i tronditur nga vdekja e dy personave prej tij. Shkaku i shqetësimit që e pushton grupin nuk sqarohet gjatë gjithë filmit; nëse kjo vjen nga çekuilibrime individuale, nga ankthi ekzistencialist i kohës apo nga paranoja e krijuar nga Lufta e Ftohtë dhe një katastrofë e mundshme bërthamore, i lihet shikuesit ta gjykojë. Titulli i filmit është qëllimisht ironik, sepse personazhet në histori janë refugjatë politikë dhe njerëz të tjetërsuar që nuk e ndiejnë veten të Parisit. Në kast, krahas Jean-Claude Brialy-t, janë edhe kineastë të rëndësishëm të kohës si Claude Chabrol dhe Jacques Demy.

DrejtorJacques Rivette

Reagimet

Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.

Kast

Renditen vetëm aktorët që kanë profil në këtë faqe.

Vlerësime (0)

Kyçu Kyçu për të shkruar një vlerësim.

Komente