Dashuri e hidhur (Acı Aşk) (përkthyer)
Acı Aşk është një film dramatik turk i vitit 2009, skenarin e të cilit e ka shkruar Onur Ünlü dhe bashkëprodhimin dhe regjinë e ka marrë përsipër A. Taner Elhan. Prodhimi me kohëzgjatje rreth 92 minuta, ka dalë në shfaqje në të gjithë Turqinë më 18 dhjetor 2009 dhe është shfaqur në seksionin garues të Festivalit të 29-të Ndërkombëtar të Filmit të Stambollit.
Filmi fillon kur Orhan, i cili jep mësim letersie në një universitet në Eskişehir, braktis papritmas të fejuarën e tij Ayşe dhe vendoset në Stamboll. Këtu njeh fotografen Oya, martohet me të, dhe në ditët e para të martesës gjendet në mes të një katërkëndëshi të rrezikshëm dashurie për shkak të ngjarjeve tronditëse; gjithashtu studentja e tij Seda e tërheq atë në një rrugë nga e cila është e vështirë të dilet. Rolet kryesore i ndajnë Halit Ergenç, Cansu Dere, Songül Öden dhe Ezgi Asaroğlu. Prodhimin e kanë parë rreth 140 mijë persona.
| Drejtor | Taner Elhan |
|---|





Komente (0)