French Connection II

Lidhja Franceze II (French Connection II) (përkthyer)

Film · 1975 · 15 njerëz

Ky thriller policor amerikan, me regji të John Frankenheimer-it dhe i dalë në ekran në 1975, është vazhdimi i The French Connection, filmit fitues të Oscar-it të vitit 1971. Gene Hackman rikthehet në rolin e detektivit nju-jorkez Jimmy "Popeye" Doyle: shkon në Marsejë për të kapur baronin e drogës Alain Charnier (Fernando Rey), që kishte arritur të ikte në finalen e produksionit të parë. Hackman dhe Rey janë aktorët e vetëm që përsëritin rolin e tyre mes dy filmave.

Ndryshe nga i pari, skenari i këtij episodi nuk bazohet në ngjarje reale dhe është plotësisht fiktiv, duke e ndërtuar historinë më shumë rreth Doyle-it. I mbetur krejt i vetëm në një qytet që nuk e njeh, nën mbikëqyrjen e policisë vendase franceze, në një mjedis ku nuk flet dot fare gjuhën, detektivi përpiqet të ndjekë gjurmët e Charnier-t. Pjesa më e madhe e xhirimeve të filmit u realizua në Marsejë. Produksioni, që mori kryesisht vlerësime pozitive nga kritika kur doli në ekran, arriti sukses edhe në arka.

DrejtorJohn Frankenheimer
Kompania e prodhimit20th Century Fox

Reagimet

Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.

Kast

Renditen vetëm aktorët që kanë profil në këtë faqe.

Charles Millot Charles Millot Aktor · vdiq në moshën 81 vjeç Philippe Brizard Aktor · vdiq në moshën 87 vjeç Gene Hackman Fernando Rey Bernard Fresson Philippe Léotard Ed Lauter Jean-Pierre Castaldi Cathleen Nesbitt Jacques Dynam Pierre Collet Jean-Pierre Zola Alexandre Fabre André Penvern Hal Needham

Vlerësime (0)

Kyçu Kyçu për të shkruar një vlerësim.

Komente