Inspektori Lavardin (Inspecteur Lavardin) (përkthyer)

Film · 1986 · 2 njerëz

Inspecteur Lavardin është një film krimi dhe policor i vitit 1986, bashkëprodhim franko-zviceran, që Claude Chabrol e ka drejtuar dhe e ka shkruar me Dominique Roulet. Filmi është vazhdim i filmit Cop au vin (Poulet au vinaigre) të Chabrol të vitit 1984 dhe Jean Poiret na shfaqet sërish në rolin e inspektorit ekscentrik Lavardin. Në histori Lavardin ngarkohet të hetojë një vrasje të kryer në një qytezë të vogël bregdetare; gjatë hetimit përpiqet të zgjidhë rrjetin e ndërlikuar të marrëdhënieve të familjes dhe të qytezës rreth burrit të vdekur dhe has një fytyrë të njohur nga e kaluara e tij. Chabrol i trajton me një vështrim satirik sekretet nën rendin e dukshëm të jetës borgjeze. Në kastin e filmit janë edhe emra si Jean-Claude Brialy dhe Bernadette Lafont.

DrejtorClaude Chabrol

Reagimet

Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.

Kast

Renditen vetëm aktorët që kanë profil në këtë faqe.

Vlerësime (0)

Kyçu Kyçu për të shkruar një vlerësim.

Komente