Drakula dhe Biri (Dracula père et fils) (përkthyer)
Dracula and Son, me titullin origjinal Dracula père et fils, është një komedi horror franceze e vitit 1976. Filmi, që satirizon kinemanë e vampirëve, me kohëzgjatje 94 minuta tregon aventurat qesharake të një babai dhe të birit. Regjisor është Édouard Molinaro; producent Alain Poiré, shoqëria prodhuese Gaumont. Christopher Lee këtu kthehet te roli i Kontit që njihet nga filmat e Hammer-it për Drakulën; ky është filmi i nëntë dhe i fundit i tij si Drakula në ekran.
Konti Drakula dhe i biri, Ferdinand, dëbohen nga atdheu prej fshatarëve të tërbuar të Transilvanisë. Babai ngre një jetë të re në Londër, i biri në Paris. Rrugët e të dyve kryqëzohen sërish kur dashurohen me të njëjtën grua të re, dhe mes babait e birit nis një rivalitet komik. Lee luan kontin; Bernard Menez luan Ferdinand-in. Në kast janë Marie-Hélène Breillat dhe e motra, Catherine Breillat, që më vonë do të bëhej regjisore; gjithashtu Gérard Jugnot, Jean-Claude Dauphin, Raymond Bussières, Bernard Alane, Anna Gaël, Dominique Zardi dhe Jacques Boudet.
Skenarin Molinaro e ka shkruar bashkë me Alain Godard. Historia është adaptuar nga romani Paris Vampire i Claude Klotz-it; me Dracula të Bram Stoker-it libri ka të përbashkët vetëm disa motive. Muzika e filmit i përket Vladimir Cosma-s.
| Drejtor | Édouard Molinaro |
|---|---|
| Kompania e prodhimit | Gaumont Yapımevi |
Reagimet
Mund të zgjidhni deri në 3 reagime.
Kast
Renditen vetëm aktorët që kanë profil në këtë faqe.








Komente